Fatlind Kërqeli fiton kategorinë dhe titullin Absolut në Paljo Classic Open

Fatlind Kërqeli me medaljen dhe çmimet në skenë, pranë një zyrtari, në Paljo Classic Open.

Dje, më 27.09, në Manastir, Maqedoni e Veriut, u mbajt gara Paljo Classic Open, ku garuesi kosovar Fatlind Kërqeli shënoi një sukses të jashtëzakonshëm.
Në kategorinë Bodybuilding mbi 90 kg, Fatlindi zuri vendin e parë, ndërsa triumfoi edhe në kategorinë Absolut, duke u shpallur më i miri i garës.
Urime Fatlindit për këtë arritje të madhe dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës!

Shiko garën në kalendar

Fotografi

Të gjitha lajmet