Përfundoi me sukses gara “Mr. Universe Catania”

Skena e garës “Mr. Universe Catania” para fillimit.

PËRFUNDOI ME SUKSES GARA “MR. UNIVERSE CATANIA”
Më datat 14–15 nëntor, në Catania të Italisë, u mbajt gara prestigjioze e bodybuildingut “Mr. Universe Catania”, në të cilën morën pjesë edhe garues nga federata jonë.
Garuesi Arsim Qiriqi, në kategorinë Men’s Physique deri në 175 cm, arriti një rezultat të shkëlqyeshëm, duke zënë vendin e tretë.
Në këtë garë, referi ndërkombëtar Bajram Musliu kreu detyrën e tij me profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë.
Shprehim mirënjohjen tonë për Ministrinë e Sportit për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të sportit dhe sportistëve tanë.
Të gjithë garuesve u dëshirojmë suksese edhe në garat e ardhshme, me rezultate sa më të mira dhe përfaqësim dinjitoz.
Kryetari i Federatës
Esat Lata
Sekretari i Përgjithshëm
Sabri Dragusha

Shiko garën në kalendar

Fotografi

Të gjitha lajmet