Përfundon me sukses gara IFBB Diamond Cup në Shkup

Posteri i garës IFBB Diamond Cup në Shkup, 18 tetor 2026.

PËRFUNDON ME SUKSES GARA IFBB DIAMOND CUP NË SHKUP, MAQEDONIA E VERIUT!
Garuesit e reprezentacionit të Republikës së Kosovës shënuan rezultate të shkëlqyera në garën ndërkombëtare IFBB Diamond Cup, e cila u mbajt në Shkup, Maqedonia e Veriut.
Rezultatet e garuesve tanë janë si vijon:
Erona Bajrami – Kategoria Women’s Bikini -164 cm, vendi i parë
* Ema Shala – Kategoria Women’s Bikini Junior, vendi i pestë.
* Ela Deda – Kategoria Wellness +163 cm, vendi i katërt.
* Nart Grajqevci – Kategoria Men’s Physique Open, vendi i dytë
Federata e Bodybuildingut dhe Fitnessit e Republikës së Kosovës i përgëzon të gjithë garuesit për përfaqësimin dinjitoz dhe rezultatet e arritura.
Urime të gjithëve dhe shumë suksese në garat e radhës! Vazhdoni me përkushtim, disiplinë dhe rezultate të reja!
Kryetari i Federatës
Esat Lata
Sekretari i Përgjithshëm
Sabri Dragusha

Shiko garën në kalendar

Fotografi

Të gjitha lajmet