GARUESIT NGA KOSOVA SHKËLQEJNË NË KAMPIONATIN KOMBËTAR TË SHQIPËRISË NË BODYBUILDING DHE FITNESS!
Më 19 tetor 2026, në Elbasan, u përmbyll me sukses Kampionati Kombëtar i Shqipërisë në Bodybuilding dhe Fitness, ku garuesit nga Kosova shënuan rezultate të jashtëzakonshme, duke u renditur në vendin e parë në kategoritë e tyre përkatëse.
Rezultatet e garuesve nga Kosova:
Erona Bajrami – Bikini për femra, deri në 164 cm – Vendi i parë
Ema Shala – Bikini për femra, kategoria junior – Vendi i parë
Ela Deda – Wellness për femra, mbi 165 cm – Vendi i parë
Edison Bekteshi – Men’s Physique, deri në 174 cm – Vendi i parë
Valon Nika – Bodybuilding, mbi 100 kg – Vendi i parë
Këto suksese janë dëshmi e përkushtimit, disiplinës, punës së palodhshme dhe përgatitjes së lartë të sportistëve tanë, të cilët me paraqitjet e tyre dinjitoze e përfaqësuan me krenari Kosovën në këtë kampionat.
NDEROHEN PERSONALITETE PËR KONTRIBUTIN NË BODYBUILDING DHE FITNESS
Në kuadër të shënimit të 30-vjetorit të themelimit të Federatës Shqiptare të Bodybuildingut, e themeluar në vitin 1996, u nderuan edhe personalitete që kanë dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin dhe afirmimin e këtij sporti.
Me këtë rast, u nderuan:
Bedri Cahani, themelues i Federatës Shqiptare të Bodybuildingut në vitin 1996;
Esat Lata dhe Sabri Dragusha, për kontributin e tyre të shquar në zhvillimin e bodybuildingut dhe fitnessit në Kosovë dhe në hapësirën mbarëkombëtare shqiptare.
Urime të gjithë garuesve për sukseset e arritura! Mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata që ndër vite kanë kontribuar në zhvillimin, promovimin dhe afirmimin e bodybuildingut dhe fitnessit gjithë shqiptar.
Fotografi










