SUKSESE TË REJA PËR KOSOVËN NË KAMPIONATIN MEDITERAN!
Përfundoi me sukses Kampionati Mediteran, i cili u mbajt më 24–26 tetor në Santorini, Greqi.
Garueset e përfaqësueses së Kosovës arritën rezultate të shkëlqyera, duke përfaqësuar vendin tonë me dinjitet:
* Erona Bajrami – Kategoria Women’s Bikini Open, zuri vendin e dytë.
* Ela Deda – Kategoria Wellness Open, zuri vendin e parë.
Gjithashtu, në këtë kampionat referoi edhe referi ndërkombëtar nga Kosova, Bajram Musliu, duke kontribuar në mbarëvajtjen e garave.
Federata shpreh mirënjohjen e saj për Ministrinë e Sportit dhe Rinisë dhe Komitetin Olimpik të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme.
Garueset tona i përgëzojmë për rezultatet e arritura dhe u dëshirojmë shumë suksese në Kampionatin Botëror, i cili do të mbahet pas tri ditësh ne Spanjë.
Kryetari i Federatës
Esat Lata
Sekretari i Përgjithshëm
Sabri Dragusha
Fotografi









