Kampionati Ballkanik 2027 do të mbahet në Bukuresht

Përfaqësuesit e Federatës Ballkanike të Bodybuildingut dhe Fitnesit në foto të përbashkët.

Gjatë zhvillimit të Kampionatit Botëror në Santa Susanna, ditën e djeshme u mbajt edhe takimi i Federatës Ballkanike të Bodibildingut dhe Fitnesit, ku morën pjesë përfaqësues nga shtatë vende të Ballkanit.
Ndër çështjet e diskutuara gjatë këtij takimi, u përcaktuan edhe data dhe vendi i organizimit të Kampionatit Ballkanik për vitin 2027.
Kështu, Kampionati Ballkanik i vitit të ardhshëm do të mbahet më 17–18 prill 2027, në Bukuresht të Rumanisë.

Shiko garën në kalendar

Fotografi

Të gjitha lajmet