PËRFUNDON KAMPIONATI BOTËROR I BODYBUILDINGUT DHE FITNESSIT PËR MESHKUJ DHE FEMRA NË SPANJË
Nga data 29 tetor deri më 2 nëntor, në Santa Susanna të Spanjës, u mbajt Kampionati Botëror i Bodybuildingut dhe Fitnessit për meshkuj dhe femra, ku morën pjesë edhe garuesit e përfaqësueses së Republikës së Kosovës.
Sportistët tanë përfaqësuan vendin në disiplina dhe kategori të ndryshme, duke arritur këto rezultate:
1. Fisnik Hyseni – kategoria Men Classic Bodybuilding, deri në 180 cm, nuk arriti të kualifikohej në mesin e gjashtë më të mirëve (Top 6). Vendi i 8-të.
2. Arsim Qiriqi – kategoria Men Classic Bodybuilding, deri në 175 cm, nuk arriti të kualifikohej në mesin e gjashtë më të mirëve (Top 6).
3. Ela Deda – kategoria Women’s Fitness Wellness, mbi 168 cm, nuk arriti të kualifikohej në mesin e gjashtë më të mirave (Top 6). Vendi i 8-të.
4. Erona Bajrami – kategoria Women’s Bikini Fitness, deri në 162 cm, nuk arriti të kualifikohej në mesin e gjashtë më të mirave (Top 6). Vendi i 7-të.
5. Amar Hama – kategoria Junior Bodybuilding, zuri vendin e 5-të.
6. Mal Poroshtica – disiplina Fitness Challenge, kategoria Silver, zuri vendin e 8-të.
Federata e Bodybuildingut dhe Fitnessit e Kosovës shpreh mirënjohje të veçantë për Ministrinë e Sportit dhe Rinisë si dhe për Komitetin Olimpik të Kosovës, për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj sportistëve dhe zhvillimit të këtij sporti në vendin tonë.
Të gjithë garuesve tanë u dëshirojmë suksese në garat e ardhshme, duke i falënderuar për përfaqësimin e Republikës së Kosovës në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.
Me respekt,
Esat Lata
Kryetar i Federatës
Sabri Dragusha
Sekretar i Përgjithshëm
Fotografi









